Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka mirëpritur miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Me një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se miratimi i Ligjit të ri është mundësi për të ndaluar ndikimin e tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë, gjithashtu e konsideron si një hap të domosdoshëm.
“Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara. Ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi Ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për ‘arsye shëndetësore’. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e ndikimit të tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë. Ne shpresojmë të shohim përpara hapa tjerë të rëndësishëm; hapa të tillë janë të domosdoshëm”, ka shkruar ambasadori britanik O’Conell.
-
Delawie i gëzohet miratimit të një ligji
-
Ambasada britanike: Ligji për Prokurorinë Speciale e rrit efikasitetin e hetimeve
-
O’Connell: Dikush nuk ka interes që të ketë një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë
-
O’Connell për krimin e organizuar: Arrestimet janë të lehta, dënimet janë të rëndësishme
-
O’Connell: Ka ardhur koha që qytetarët t’i ndalojnë politikanët