Zyrtarët komunalë të Obiliqit i kanë rialokuar rreth 150 mijë euro në asfalt dhe trotuare nga katër projekte të tjera, për të cilat thonë se u kanë tepruara para. Por, kjo për opozitën po shihet si fushatë për vota.
Kryetari i Qendrës së VV-së në këtë komunë, Halil Thaçi, thotë se janë 14 projekte që komunarët vetëm e kanë “gërrith” asfaltin dhe nuk është punuar tutje.
“Duke e parë si kohë fushate, tani e dy muaj qeverisja e AAK-së në Kastriot ka hapur shumë projekte, e cila nuk është e zonja t’i përfundojë. Kemi mbi 14 projekte që kanë filluar dhe vetëm është gërmih asfalti dhe baza e rrugëve dhe projektet janë ndalur! Ne si Lëvizje Vetëvendosje shumë herë ua kemi bërë me dije dhe ua kemi tërhequr vërejtjen se kjo qeverisje po punon punë ad hoc dhe të pamenduara dhe paplanifikuara mirë!”, është shprehur Halil Thaçi...(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)