Arbëri

Obiliqi i bart 350 mijë euro të hyra në 2023

Kuvendarët e Obiliqit e kanë miratuar propozimvendimin për bartjen e të hyrave komunale nga viti 2022 në vitin 2023 në vlerë totale prej 350 mijë e 715 euro. Fillimisht ata e kanë bërë rritjen e të hyrave vetjake për vitin 2022 në vlerë prej 195 mijë e 593 euro dhe pastaj bashkë me shumën e pashpenzuar gjatë vitit të kaluar që është 155 mijë e 121 euro e kanë bërë edhe bartjen e shumës së lartcekur.

Në propozimvendim shihet që 21 mijë e 607 euro nga kodet administrata, buxheti, infrastruktura rrugore, infrastruktura publike, planifikimi mjedisor dhe arsimi parafillor janë bartur janë bartur në mallra dhe shërbime. Pastaj 35 mijë e 861 euro nga kodet infrastruktura rrugore, arsimi parafillor dhe i mesëm janë bartur në shpenzime komunale, 16 mijë e 948 euro nga kodet zyra e kryetarit, infrastruktura rrugore, bujqësia dhe administrata e arsimit janë bartur në subvencione te arsimi fillor dhe 80 mijë e 704 euro nga eksproprijimi, pajisje mjekësore për QKMF, renovimi i shkollave dhe blerja e pajisjeve janë bartur në bashkëfinancim.

Kurse nga tejkalimi i mjeteve të të hyrave nga vitit 2022 në vlerë 195 mijë e 593 euro kalojnë në projekte bashkëfinancim prej 101 mijë e 693 euro dhe për ndërtimin e shtatores së Fahri Fazliut në Obiliq në vlerë 93 mijë e 900 euro.

Ky propozimvendim është miratuar me shumicë votash.