Nxënësve në të gjitha shkollat në Kosovë, u janë dhënë këshilla për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ora e parë e mësimit, të mërkurën, i është kushtuar informimit rreth këtij virusi që tashmë ka prekur vendet e rajonit, transmeton KTV-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkollat janë pajisur edhe me produkte higjienike në mënyrë që të kenë mundësi nxënësit t’i pastrojnë duart sa më shpesh, si një nga masat mbrojtëse.
Të mërkurën janë paraqitur edhe 6 raste të reja të dyshimta me koronavirus në Kosovë por që të gjitha kanë rezultuar negative, ka njoftuar Institutit i Shëndetit Publik.
Kurse, deri tash janë testuar gjithsej 17 raste që gjithashtu të gjitha kanë dal të jenë negative.
“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e IKSHPK-së.
Por Maqedonia Veriore ka konfirmuar të mërkurën rastin e parë të infektimit me koronavirus. Fjala është për një grua që porsa ishte kthyer nga Italia, ka bërë të ditur ministri maqedonas i Shëndetësisë.
“Pacientja ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Ajo është rasti i parë në Maqedoninë Veriore që është testuar pozitiv për këtë patogjen”, ka thënë ministri Venko Filipçe, duke shtuar se pacientja është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Gruaja, shtetase e Maqedonisë Veriore, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore të mërkurën në mëngjes, kishte udhëtuar nga Italia me një furgon. Të gjitha udhëtarët e tjerë të furgonit u janë nënshtruar testeve, ka thënë Filipçe.
Kurse tashmë në pikën kufitare me Shqipërinë, në kuadër të masave parandaluese, janë duke u realizuar kontrolle mjekësore nga mjekët e të dyja vendeve.