Në Prishtinë, sot, nga ora 15:00, nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme finlandeze në kryeqytet kanë paralajmëruar një marsh protestues kundër ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike.
Ky marsh, që niset nga sheshi "Zahir Pajaziti", organizohet si pjesë e fushatës globale, përmes të cilës nxënësit në qytetet kryesore të botës protestojnë kundër ndotjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Vetëm në komunën e Obiliqit këtë vit mbi 12,000 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasoje e ajrit te ndotur, ndërsa Kosova e ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë si pasojë e ajrit të ndotur.
Artikuj të ngjashëm
-
Pak kosovarë në marsh për klimën, kërkojnë veprime nga institucionet
- Fëmijët kontribuojnë më së paku në ndryshimet klimatike, por janë ata që preken më së shumti nga ndikimet e tyre
-
Ajër i ndotur në Prishtinë, IKSHPK-ja apelon për kujdes
-
Ajër i rrezikshëm në Prishtinë
-
Ajër i pashëndetshëm në Prishtinë