Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pak kosovarë në marsh për klimën, kërkojnë veprime nga institucionet

Një grup i nxënësve të Shkollës Finlandeze janë mbledhur të premten në sheshin “Skënderbeu”.

Ndotja e ajrit, e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, i ka bërë bashkë ata me një grup të shoqërisë civile.

Derisa marshuan përgjatë sheshit, ata ndaluan para Ministrisë së Mjedisit duke kërkuar që të ndërmerren masat e duhura ndaj ndryshimeve klimatike.

Pjesëmarrësit thanë se duhet ngritur vetëdija edhe te qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.

Derisa pas marshit protestuesit, qytetarët mbollën mbi 50 fidanë në dy lokacione të ndryshme, në Parkun e Qytetit dhe në Stacionin e Autobusëve.