Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënësit e gjimnazit të specializuar matematikor kërkojnë bursa dhe konvikt

Rreth 50 nxënës të gjimnazit të specializuar matematikor në Prishtinë janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me kërkesat që nxënësve të kësaj shkolle t’u jepen bursa për shkollim si dhe të kenë një konvikt për banim.

Kjo meqë shumica e këtyre nxënësve udhëtojnë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Më 5 shtator nxënësit e kësaj shkolle i kanë drejtuar një letër ministrit Shyqiri Bytyqi për realizimin e këtyre kërkesave, por sipas tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Disa përfaqësues të nxënësve para disa minutave kanë hyrë në një takim me ministrin Bytyqi.

{gallery}