Nxënësit e gjimnazit të specializuar matematikor, janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
KTV raporton se ata po protestojnë për bursat e premtuara dhe vendosjen e tyre në konvikte.
Kujtojmë se rreth 50 nxënës të këtij gjimnazi, kanë protestuar edhe javë më parë para MASHT-it me po të njëjtat kërkesa, që nxënësve të kësaj shkolle t’u jepen bursa për shkollim si dhe të kenë një konvikt për banim.
Kjo meqë shumica e këtyre nxënësve udhëtojnë nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Më 5 shtator të këtij viti nxënësit e kësaj shkolle i kanë drejtuar një letër edhe ministrit Shyqiri Bytyqi për realizimin e këtyre kërkesave, por sipas tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Artikuj të ngjashëm
-
Nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor sërish në protesta, paralajmërojnë bojkot
-
Gjimnazistët matematikorë në protestë, kërkojnë zbatimin premtimeve nga MASHT–i
-
Nxënësit e gjimnazit të specializuar matematikor kërkojnë bursa dhe konvikt
-
Bie interesimi për gjimnazin që ishte hapur për të qenë elitar
-
Specializantët me protesta kërkojnë që MSH-ja t’i përmbushë premtimet