Nxënësit e gjimnazit të specializuar matematikor në Prishtinë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, raporton KTV.
Ata kanë kërkuar t’u jepen bursa për shkollim si dhe të kenë një konvikt për banim, ashtu siç ishte premtuar nga Ministria që nga hapja e këtij gjimnazi.
Përfaqësuesit e nxënësve u pritën në takim nga zyrtarë të Ministrisë, ku pas takimit, thanë se janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe shumë shpejt do të ketë një zgjidhje.
Ndërkohë, edhe Shoqata e të Shurdhërve, përmes protestës, ka kërkuar edukim të mirëfilltë për fëmijët me dëmtime në dëgjim. Ata kanë kërkuar gjithashtu që ministria t’u sigurojë nxënësve asistentë në klasa dhe instruktorë të gjuhës së shenjave.
-
Bursat dhe kërkesa për konvikte, çon prapë në protestë nxënësit e gjimnazit të specializuar matematikor
-
Nxënësit e gjimnazit të specializuar matematikor kërkojnë bursa dhe konvikt
-
Nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor sërish në protesta, paralajmërojnë bojkot
-
Protestojnë prindërit, kërkojnë hapjen e çerdheve
-
Specializantët me protesta kërkojnë që MSH-ja t’i përmbushë premtimet