Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditën e nesërme do të qëndrojë në Republikën Kosovë në vizitë njëditore.
Sipas njoftimit për media ai do të realizojë takime me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë, në këto takime do të hapen temat avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pritjet nga Samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi, perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Artikuj të ngjashëm
-
Zv/kryeministri maqedonas viziton Kosovën
-
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë viziton sot Kosovën
-
Osmani: Përvojat e negociatave me BE-në do t’i ndajmë me miqtë tanë në Kosovë
-
Osmani: Zgjidhja e çështjes së emrit, shembull për rajonin se si duhen zgjidhur mosmarrëveshjet
-
Së shpejti mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Maqedoni