Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë pritet të mbahet së shpejti.
Për këtë qëllim dje në Kaçanik janë takuar zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Bujar Osmani.
Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë njoftoi për koordinimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
“Në vazhdën e traditës së mire po punojmë intensivisht që ta kemi një mbledhje sa më shpejtë. Koha dhe vendi i takon ta caktojnë Haradinaj dhe Zaev. Janë diku 30 tema që do të duhej t’i trajtojmë. Ka dhe marrëveshje të karakterit bilateral të fushave te ndryshme. Ne kemi shkuar me një regjistër të temave ne mënyre konkrete meqë duam që ne mbledhjen e parë të këtë sa me shume përmbajtje”, tha Hoxhaj, përcjell kp.
Hoxhaj tha se kanë një kalendar të saktë dhe në fund të muajit mars do të mbyllet koha për propozime.
Kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar Maqedoninë si një partner serioz për Kosovën, duke përmendur marrëdhënien e fuqishme me shtetin fqinj.
Edhe
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
“Përgatitja e mbledhjes ka implikime protokollare dhe kohore. Duhet t’i dimë saktë temat. Ju lutem t’i bëni gati, merreni me seriozitet takimin e dy qeverive t’i japim kuptim kohës dhe energjisë. Do të ishte mirë të jetë takim domethënës”, tha Haradinaj.
Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 31 mijë eurove për komunën e Prishtinës, me qëllim të përmirësimin e ajrit
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë
-
Qeveria në detyrë ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor