Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë viziton sot Kosovën

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të realizojë një vizitë njëditore pune në Kosovë, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Kosovës.

Fillimisht Osmani do të mbajë takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në takime do të hapen çështjet për bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nikoqir i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe konferencë e përbashkët për media.