Kuvendi nuk ka votuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka votuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu rezoluta e PSD-së për dialogun me Serbinë është hequr sërish nga rendi i ditës për votim me kërkesë të këtij grupi parlamentar.
Dardan Sejdiu nga PSD-ja tha se kërkon të hiqet nga rendi i ditës ky votim për shkak të dakordimit për tekstin e rezolutës me grupet parlamentare.
“Ne si grup parlamentar mendojmë se mundemi me u dakorduar për një tekst të rezolutës dhe si grup parlamentar mund te flasim me shefat e grupeve me u dakorduar dhe kërkoj të hiqet nga rendi i ditës”, tha Sejdiu.
-
Deputetë s’vijnë në Kuvend, s'kalon Rezoluta kundër udhëheqjes së dialogut nga Thaçi
-
“Presidenti” e pengoi miratimin e rezolutës së opozitës
-
Sot vazhdimi seancës, pritet votimi i rezolutës për dialogun
-
Hiqet nga rendi i ditës rezoluta për dialogun me Serbinë
-
Kosova në dialog pa platformë e pa konsensus