Kuvendi I Kosovës ka vazhduar me votimin dhe shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, të lëna gjysmë në seancat e kaluara. Mirëpo, edhe kësaj radhe, në mungesë kuorumi, pjesa dërrmuese e tyre kanë mbetur pa u miratuar e shqyrtuar, raporton Koha Ditore.
I vetmi projektligj që është miratuar është ai për Noterinë.
Pa u votuar ka mbetur Rezoluta nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirje në “shkëmbim të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” gjatë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, Rezoluta e PSD-së për dialogun me Serbinë nuk është futur në rend të ditës për votim, me kërkesë të shefit të këtij Grupi Parlamentar, Dardan Sejdiu.
Ai ka thënë se po e tërheqin rezolutën nga votimi, për shkak se po presin që të dakordojnë tekstin e rezolutës me grupet parlamentare.
Edhe
Nesër në Kuvend votohet propozim rezoluta për dialogun
“Ne mendojmë se mund të dakordohemi për një tekst të rezolutës dhe si grup parlamentar mund të flasim me shefat e grupeve të tjera e të dakordohemi”, ka thënë Sejdiu.
Për shkak të kuorumit kanë mbetur pa u votuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës, si: Projektligji për Transmetuesin Publik, Projektligji për Festat Zyrtare, Projektligji për Automjetet, si dhe Raporti Vjetor I Agjencisë së Menaxhimit të Komplekseve Memoriale për vitin 2017.
Nuk pati kuorum as për emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe as nuk u shkarkua nga pozita e anëtarit te Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.
Mbet pa u shqyrtuar për herë të dytë Projekltigji për Lirinë Fetare në Kosovës, për shkak të mungesës së 2/3 të votave të minoriteteve.
Seanca ka vazhduar me votimin për emërimin e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, por as ky votim nuk është bërë I mundur. Kandidatë janë: Bekim Jakupi, Petrit Pepaj, Përparim Ismajli dhe Përparim Gashi.
Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha- Shala ka thënë se nga Qeveria është rekomanduar për të zgjedhur kryesuesin e kësaj zyreje në mënyrë të fshehtë.
Pas saj ka reaguar shefi I Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se nuk ka kuorum për asnjë pikë dhe nuk ka kuptim të vazhdojë seanca, e lerë me të propozojnë anëtar për t`u zgjedhur.
Për deputeten e “Vetëvendosjes”, Fatmire Kollçaku, Kuvendi është jofunksional dhe se asnjë cështje nuk mund të shtyhet përpara.
Edhe
Deputetët nuk votojnë propozim-rezolutën për dështimet e koalicionit qeverisës
Ndërkaq, deputeti I AAK-së, Muharrem Nitaj, ka propozuar që ky votim të shtyhet për ndonjë seancë tjetër.
Ndërkohë, pas këtyre pikave Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00./ Dardane Neziri