Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi nis seancën pa kuorum, miraton vetëm një projektligj

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës me pikat e papërfunduara të mbajtura më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor.

Për shkak të kuorumit nuk janë votuar Projektligji për transmetuesin publik të Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, Projektligji për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, Projektligji për shërbimet postare, Projektligji për miniera dhe minerale, raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, votimi për emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, votimi për shkarkimin e Shqiprim Pulës nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe projektligje e raporte tjera.

Kurse është hequr nga rendi i ditës, për shkak se mungonin 11 deputetëve nga komunitetet, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së, është hequr nga rendi i ditës me kërkesën e propozuesit.

I vetmi projektligj që është miratuar ishte ai për Noterinë.

Seanca po vazhdon.