Vazhdimi i sotëm i seancës konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk do të mbahet, kurse për vazhdimin e saj do të ketë njoftim shtesë.
"Pas ngjarjeve të djeshme në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është shkaktuar dëm material dhe një pjesë e hapësirave punuese, press-qendrës si dhe salla 'Maqedonia' janë jashtë përdorimit", njoftuan nga sektori për marrëdhënie me publikun dhe mediat të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga atje theksojnë se në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, institucionet kompetente janë duke marrë të gjitha hapat për vënie në funksion të të njëjtave dhe vlerësimin e dëmeve.
Me 62 vota "pro" në një atmosferë kaotike në Kuvend, shumica parlamentare zgjodhi deputetin e BDI-së Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit. Më pas pasuan incidentet para dhe brenda në Kuvend, ku u futën një numër i qytetarëve të cilët protestonin para Kuvendit të Maqedonisë.
Ministria e Brendshme informoi se gjendja e sigurisë në zonën qendrore të qytetit, rreth dhe në Parlament është normalizuar. Sipas njoftimit nga MPB-ja në incidentet e mbrëmshme jashtë dhe në Parlament, janë plagosur 70 qytetarë, 22 policë dhe tre deputetë.