Seanca e paraparë të mbahet të enjten në gjykimin ndaj Salih Mustafës është anuluar, njoftohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZPS-së, gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë javë. Seanca e ardhshme është caktuar për datën 17 shkurt kur do të mbahen konferenca përgatitore për mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave”, thuhet në këtë njoftim.
Të hënën dhe të martën, është dëgjuar dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në këtë rast, Fatmir Humolli, i cili ka dëshmuar pa masa mbrojtëse.
Mustafës iu konfirmua aktakuza në qershor 2020. Ai akuzohet për krime lufte në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Caktohet seanca e apelit në çështjen kundër Salih Mustafës
-
Nesër vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës, synohet që çështja e ZPS-së të mbyllet më 4 shkurt
-
Përfundojnë për sivjet seancat gjyqësore ndaj Salih Mustafës
-
Nesër vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës
-
Anulohen edhe këtë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve