Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk kalon Raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji

Votat e 56 deputetëve nuk kanë mjaftuar që të kalojë Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Nga 88 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kërkuar që raporti të mosmiratohet.

“Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar raportin dhe rekomandoi që mos të miratohet. Në këtë vend kemi kompletuar bordin por jo të tërin”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se raporti ka qenë i detajuar dhe përmbajtjesor dhe nuk e di arsyen pse është kërkuar që të mos miratohet.

Edhe Kuvendi nuk miraton shmangien e afatit për dy projektligje Arbëri Kuvendi nuk miraton shmangien e afatit për dy projektligje

“Sa i përket raportit mund të them që ka qenë përmbajtjesor i detajuar dhe transparent. Nuk e di pse rekomandimi është të mos votohet ky raport”, ka shtuar ai.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se nuk duhet të bëhet politikë me raporte të tilla.

“Pasaktësi është të thuhet të mos miratohet raporti. Bordi i ZRE është votuar dhe është i kompletuar. Arsyet për mos miratim të raportit ka të bëjë me çështje përmbajtjesore. S’jemi duke bërë politikë”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, tha se mungon mbikëqyrje rigoroze e këtij institucioni.

“Çështja e ZRrE-së ka qenë problematike. Disa prej probleme ekzistojnë realisht dhe ka mungesë të një mbikëqyrje rigoroze”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, tha se shqetësuese mbetet paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës.

Edhe Opozita akuzon Vetëvendosjen për dallavere me rrymën Arbëri Opozita akuzon Vetëvendosjen për dallavere me rrymën

“Pagesa që po bëhet në veri e kemi trajtuar si problem kryesor dhe kërkojmë të mos ketë presion dhe mbi të gjitha është çështja e ngritjes së çmimit të energjisë. Mos votimi i këtij raporti nuk nënkupton që Qeveria do të ushtroj presion”, ka shtuar ai.

Hykmete Bajrami nga LDK-ja tha se qytetarët paguajnë edhe për humbjet teknike.

“Tani po e paguajmë përmes taksave tona, ë herët e kemi pagua përmes faturave. KEK-u është i obliguar që energjinë t’ia shes KEDS-it. Përpos 3.5% që qytetarët kanë paguar ne i paguajmë humbjet teknike 10%”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së Haki Abazi, tha se kjo parti e ka kundërshtuar privatizimin e distribucionit, duke shtuar se qytetarët janë mashtruar.

“Mashtrimi është mashtrim, janë mashtruar qytetarët duke paguar 8 milion euro në vit. Mashtrimi ka ndodhur prej partive që ishin në pushtet. Vetëvendosje e ka kundërshtuar privatizimin”, ka theksuar Abazi.

Edhe Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, do të raportonte Bordi i ZRRE-së Arbëri Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, do të raportonte Bordi i ZRRE-së

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, tha se përplasje e deputetëve janë bërë “bajat”, duke shtuar se nuk janë në fushatë.

“Problemi i energjisë duhet të rregullohet me kosto që është në interes të vendit. S’po më pëlqen debati partia ime, partia jote. Politikat i ka krijuar Qeveria”, ka thënë ai. “Këto përplasje janë bërë bajat. Nuk jemi në fushatë tash, por t’i vendosim gjërat në binarë”.