Dy serbë, rreth 23-vjeç, janë ndaluar nga Policia e Kosovës të shtunën në rrugën Zubin Potok – Bërnjak, pasi kanë pasur fanella provokuese veshur, ka mësuar KOHA.
Njëri nga të arrestuarit ka pasur të veshur një fanellë me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi” përmbi hartën e Kosovës të ngjyrosur me flamur të Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReagime të shumta ka pasur ditëve të fundit nga serbë në veri pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës se nga 1 gushti do të nisë të rrjedhë afati i fundit i kthimit të tabelave ilegale të veturave në targa RKS dhe që kushdo që hyn në Kosovë me dokument identifikues të shtetit të Serbisë do të pajisjet me një letër, njëjtë siç ka bërë Serbia deri tash për dokumentet e Kosovës.