Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i deklaroi A2 CNN se opozita shqiptare shmangu gjakderdhjen në 30 qershor.
“Shmangëm gjakderdhjen dhe kjo është meritë e opozitës”, theksoi Noka.
Ish-deputeti nënvizoi më tej se “Rama e ka shndërruar Kushtetutën në letër higjienike”.
“Gjithçka bëhet me telefon këto 6 vite dhe asgjë nuk bëhet me Kushtetutë. Misioni ynë është shteti sepse ai është më i rëndësishëm për ne sesa pushteti”, u shpreh Noka.
Në lidhje me mënyrën se si do të veprojnë kryebashkiakët e opozitës, Noka tha: “Zgjedhjet legjitime janë në 13 tetor dhe nuk mund të njihen zgjedhjet para kësaj date, prandaj kryetarët aktualë do të qëndrojnë në ato karrige derisa të zëvendësohen nga pasardhësit që dalin nga zgjedhje kushtetuese”.
-
Mejdini: Fitorja e Ramës është për shkak të opozitës së dobët
- Edi Rama si shef i opozitës
-
Kryemadhi: Opozita s’do të bëjë protesta, prioritet ka integrimin
-
Basha: 30 Qershori është kthyer në ditën kombëtare të kurajës qytetare
-
BE: Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri të qeta e të rregullta, palët të ulen në dialog