Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryemadhi: Opozita s’do të bëjë protesta, prioritet ka integrimin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot se opozita nuk do të ndërmarrë protesta, pasi ka prioritet integrimin e Shqipërisë në BE.

Në lidhje më protestat dhe deklarimet e aleatëve të opozitës, Kryemadhi tha se “më shumë për protestat kanë folur mediet, madje dhe aleatët, por ne si opozitë kemi prioritet integrimin e vendit në BE. Hapja e negociatave është më e rëndësishme se protesta”.

Në lidhje me Po-në e Bundestagut që lexohet ndryshe, Kryemadhi tha se “do uroja që 18 tetori të jetë një Po, dhe nuk është meritë e Edi Ramës dhe sa e opozitës, por e shqiptarëve, rëndësi ka që Shqipëri të rreshtohet në vendet me demokraci”.

“Kushtet që ka vendosur Bundestagu, janë të rënda, por rezoluta e parlamentit gjerman ishte një mënyrë për t’i thënë se po e mbajmë derën hapur”, tha ajo.

Në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në tryezën zgjedhore, Kryemadhi tha se rekomandimet e OSBE/ODIHR janë të qarta, ne kemi të njëjtin qëndrim që deklaroi Kaso në tryezën zgjedhore.

“Ajo që ka thanë Kaso në emër të opozitës është e qartë, por në kërkojmë një Reformë Zgjedhore ku të këtë gjithëpërfshirje me të gjithë aktorët, pse jo e gjithë shoqërisë shqiptare në këtë proces”, tha ajo./atsh