Në Tiranë është duke u mbajtur protesta opozitës së bashkuar shqiptare.
Protestës i prinë lideri i PD-së, Lulëzim Basha dhe ajo e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Dy liderët e opozitës kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.
"Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!" shkruan Basha.
“Për dinjitetin, për familjen, për kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Për drejtësi të barabartë, Për shëndetësi të barabartë, Për shanse të barabarta. Asnjë hap pas", ka shkruar Kryemadhi.
Artikuj të ngjashëm
-
“Rama dorëhiqu”, dita e 27-të e protestave në Shqipëri
-
21 të arrestuar nga protesta e opozitës në Shqipëri, 16 policë të lënduar
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë