Ndryshe nga sa ishte parashikuar, sot nuk do të zhvillohet protestë përpara Parlamentit.
Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se duke qenë se është deklaruar se nuk ka seancë parlamentare, protesta e sotshme tek Parlamenti nga ana e opozitës do të pezullohet. Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se protesta e radhës përpara Kuvendit do të jetë në varësi të seancës plenare.
Ndërkohë që mbetet e pandryshueshme protesta e 16 marsit përpara Kryeministrisë.
Kujtojmë këtu se kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social bëri të ditur se " kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve".
Artikuj të ngjashëm
-
Sot protestë e opozitës në Shqipëri
-
Sot seancë parlamentare e protestë në Tiranë, e Rama e Basha jashtë Shqipërisë
-
Ndërsa opozita në Shqipëri sot proteston para Kuvendit, anulohet seanca
-
Anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë shkaku i protestave
-
Opozita bllokon Kuvendin në Shqipëri, dështon seanca plenare