Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Lugi Soreca vlerëson se zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.
Ai shprehet se qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog
“Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Tani, qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog”, thekson ambasadori Soreca./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
KE thotë se për zgjedhjet duhet pritur Kushtetuesja, nxit palët për reformë zgjedhore
-
BE-ja: Zgjedhjet në Shqipëri kryesisht të qeta, të zgjedhurit lokalë të punojnë sipas Kushtetutës
-
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë
-
BE-ja pret që, pas zgjedhjeve, Serbia të jetë konstruktive në dialog me Kosovën
-
Ambasadori i BE-së në Tiranë thërret të lihen debatet e të ngrihet Kushtetuesja