Një qytetar nga Prishtina po pretendon se disa persona në mënyrë të kundërligjshme ia kanë marrë mbi 2 hektarë tokë në lagjen “Veternik”. Në këtë pronë gjatë së premtes, kanë nisur punime, të cilat u ndërprenë nga Policia.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës u desh të ndërhynin për t’i ndërprerë punimet në këtë pronë në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNexhat Sadiku pretendon se kjo pronë është e tij, dhe se sipas tij, persona të panjohur kanë falsifikuar dokumentet dhe ia kanë marrë pronën madje aty kanë filluar edhe të punojnë.
Ai ka telefonuar policinë për çka edhe u ndaluan punimet.
“Këtë tokë e kam trashëguar prej babës e babagjyshit prej para Luftës së Dytë Botërore 1938, edhe në procedurë e kam lëndën në gjyq se na ka marrë neve shteti”, ka thënë Sadiku.
Për të gjitha këto, avokatja e tij thotë se kanë dërguar kallëzim penal, dhe se tashmë prokuroria është duke e hetuar rastin.
Shton se në vitin 2015 kishte një aktgjykim nga dhomat e posaçme në Gjykatën Supreme, ku prona i është lënë një gruaje që kishte vdekur, ndonëse sipas fletës poseduese pronar është Nexhat Sadiku.
“Prokuroria është në dijeni shumë mirë që në rastin në fjalë ka shumë keqpërdorime e manipulime, por meqë janë të përfshimë edhe trupi gjykues, ne e dimë në çfarë niveli është sundimi i ligjit në Kosovë, dhe Prokuroria tash e një kohë të gjatë nuk ka marrë asnjë vendim me ndalu pronën e cila është fituar në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë avokatja Saranda Keqekolla.
Sadiku, i cili pretendon se është pronari i vetëm i mbi 2 hektarëve tokë në këtë pjesë të Prishtinës, thotë se nuk do të heqë dorë, pavarësisht rrethanave që krijohen.