KRU “Prishtina” njofton se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen punime teknike, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën " Llapi" në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU "Prishtina" dhe Komuna e Prishtinës.
“Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm. Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës "Bajram Bahtiri" dhe rrugët përreth se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00,” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Artikuj të ngjashëm
-
Punime në rrjetin e ujësjellësit, një zonë në Prishtinë do të mbetet pa ujë për shtatë orë
-
Një pjesë e Prishtinës sot pa ujë
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Të premten për gjashtë orë do të ndërpritet uji në këtë zonë në Prishtinë
-
Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë