KRU “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e lagjes "Dardania" në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm.
Arsyeja e dëmtimit të tubit me diametër fi 250 mm, thuhet në njoftim, sërish vie nga dëmtimi i infrastrukturës nga institucione të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLEXO EDHE: Dardania mbetet pa ujë, KRU Prishtina konfirmon kur sanon problemin
“Kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes”, thuhet në njoftim.
Tutje, KRU “Prishtina” thotë se “Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”.