Dardania mbetet pa ujë, KRU Prishtina konfirmon kur sanon problemin Foto: Koha

Dardania mbetet pa ujë, KRU Prishtina konfirmon kur sanon problemin

16 August 2019 21:00

KRU Prishtina bën të ditur përmes një komunikate për media se lagja Dardania në Prishtinë ka mbetur pa ujë, pasi Termokosi ka dëmtuar një gyp të ujit.

Tutje thuhet se sanimi i këtij problemi pritet të bëhet rreth orës 22:00, dhe të kthehet uji për qytetarët, transmeton Koha.net.

“Sot, rreth orës 19:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, kësaj radhe nga ndërmarrja Termokos. Tash për tash lagjja ‘Dardania’ në tërësi është pa ujë të pijshëm. Ekipet tona janë në teren, në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit. Sanimi pritet të bëhet sonte në orën 22:00”, thuhet në komunikatë.

KRU Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme