Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse vizitoi të burgosurit serbë në Kosovë

Një përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë ka vizituar të burgosurit serbë gjatë së martës, ka konfirmuar ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Tre të burgosurit serbë, Milun Milenkoviq, Nemanja Vllaskoviq dhe Dalibor Spasiq janë arrestuar për shkak të sulmeve në veri gjatë kësaj jave.

I pyetur nëse ka pasur dakordim që përfaqësuesit e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë e Beograd t’i vizitojë të burgosurit respektivë, kryeministri Albin Kurti e ka mohuar një gjë të tillë. Ka thënë se do të lejonte të vizitoheshin të burgosurit serbë, edhe nëse Serbia nuk do t’ia kishte lejuar vizitën për tre policët e kidnapuar.

“Nuk ekziston kurrfarë barazie. Të burgosurit kanë të drejta. Të burgosurit janë të privuar nga liria, por jo nga të drejtat. Edhe nëse nuk do të ishte e mundshme që të vizitoheshin tre policët tanë, ne nuk do të ishim hakmarrë. Dënimin e të burgosurve t’i diferencojmë sipas pazareve politike, siç mund të mendojë një shtet autokratik. Ne jemi shtet demokratik. Nuk i privojmë të burgosurit nga të drejtat”, ka thënë Kurti në konferencë për media.