Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një nënë nga Kosova dhe djali 3-vjeçar vdesin në pishinën e shtëpisë në Kanada

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një grua 34-vjeçare nga Deçani dhe i biri i saj 3-vjeç kanë humbur jetën në një pishinë në Kanada. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ai ka thënë për KOHËN se dyshimet janë që fëmija ka rënë në pishinën e shtëpisë ku ka jetuar familja, dhe më pas e ëma nuk ka arritur ta shpëtojë dhe të dy kanë humbur jetën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tragjedia ka ndodhur në Lachine, lagje të Montrealit, të martën në mbrëmje. Për rastin ka reaguar edhe kryetarja e Lachines, që ka dhënë të njëjtin përshkrim për ngjarjen.

Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e të dyve në vendngjarje.