Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të enjten në shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Por, para nisjes së pikës ku kujtohet ndërhyrja e NATO-s, me propozimin e kryeparlamentari Glauk Konjufca, ligjvënësit kanë mbajtur një minutë heshtje për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën.
“Dje ndërroi jetë ish-Sekretarja amerikane Albright, kontributi i saj i çmueshëm ishte i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo bashkë me Clintonin ishin forca kryesore shtytëse për ndaljen e gjenocidit që po bëhej prej shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Prandaj për shkak të lidhjes së dy popujve dhe pikëllimit që kemi për Albrightin propozoj që si deputetë ta nderojmë zonjën Albright me një minutë heshtje”, ka thënë ai.
-
NATO-ja ndali gjenocidin serb e shfarosjen e popullit të Kosovës
-
Kurti e Konjufca bëjnë homazhe para bustit të Albrightit: Kosova përjetë falënderuese
-
Reagimet e liderëve shtetërorë e partiakë për vdekjen e Albrightit
-
Ambasada e SHBA-së në 3-vjetorin e vdekjes së Albrightit: Shpëtoi shumë jetë
-
Kurti në dyvjetorin e vdekjes së Albrightit: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse