Prindërit e nxënësve të një klase në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë nga e hëna për shkak të orarit, siç e kanë vlerësuar ata, të papërshtatshëm.
Një ditë më parë, kjo shkollë fillore në një njoftim në Facebook publikoi orarin e ri teksa njoftoi se është rinovuar aneksi dhe nxënësit do të zhvillojnë mësimin vetëm në ambientet e kësaj shkolle.
Siç ka njoftuar shkolla të shtunën, së shpejti do të përfundojë renovimi i plotë i saj.
Deri tash, një pjesë e nxënësve mbante mësimin në shkollën “Xhemail Mustafa”.
Në njoftim shkolla ka publikuar edhe orarin, që parasheh që klasat e dyta dhe të treta të nisin mësimin në orën 15:00. Megjithatë, të dielën, në një komunikatë për media, prindërit e klasës II/4 kanë dalë kundër orarit nga 15 – 18:25. Sipas tyre, orari çrregullon tërësisht dinamikën e fëmijëve.
“Shumë prej nesh, si prindër që punojnë, i dërgojmë fëmijët në qëndrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe ky orar i ri do të thotë se ne mund t'i marrim fëmijët vetëm rreth orës 19:00 pasdite. Është shkencërisht e vërtetuar se orare të tilla nuk janë efektive për fëmijët, pasi çrregullojnë procesin e mësimnxënies”, thuhet në një njoftim nga prindërit e nxënësve të kësaj klase.
Edhe
Bojkotohet procesi mësimor në “Dardania” nga klasat e dyta
Sipas prindërve, “ky orar për nxënës të moshës 7-8 vjeç nuk e merr parasysh interesin më të mirë të fëmijëve tanë”.
“Ndërsa një orar i tillë mund të jetë i pranueshëm në situata të jashtëzakonshme, Kosova dhe sistemi ynë arsimor nuk po kalojnë nëpër ndonjë periudhë të tillë. Prandaj, ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4, kemi vendosur unanimisht të bojkotojmë procesin mësimor nga e Hëna date 16.09.2024, deri sa të na ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët tanë”, thuhet në reagim.
-
Bojkotohet procesi mësimor nga një klasë në shkollën “Hasan Prishtina”
-
Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij
-
Ndryshimi i orarit mësimor për Ramazan shihet në kundërshtim me parimin laik të shtetit
-
Rexhaj numëron arsyet kundër ndryshimit të orarit të mësimit në kryeqytet për shkak të Ramazanit