Arbëri

Një jetë si orëndreqës, mjeshtri i dashur i Gjakovës

Tik-taket e orëve të vjetra i japin jetë qëndrimit të Imer Nezirit për orë të tëra në dyqan.

Orët e vjetra të xhepit, orët e murit e ato të dorës, bien në duart e mjeshtrit që e njeh Gjakova.

Madje edhe vetëm gjatë qëndrimit tonë aty, në dyqanin e tij nuk pushonin së ndaluri klientët që ia besonin punën.

Punë e dashur për të, prandaj edhe thotë se nuk e la pas dore për asnjë moment.

Porse të varesh prej saj, ai shprehet se është e pamundur të mbijetosh.

Çdo ditë të punës përvojat i ka të ndryshme me klientët që përmes orëve të vjetra kërkojnë ta mbajnë gjallë kujtimin për më të dashurit.

Në dyqanin e mjeshtrit gjakovar, po atë ditë ishte edhe miku i tij, i cili në dorë mbante orën e vjetër, dhuratë nga vetë Neziri.

Që kjo zeje të mos shuhet, orëndreqësi po ia mëson zanatin një të riu, i cili sapo përfundon mësimin drejtohet për te dyqani i mjeshtrit.

Nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes ai mban të hapur dyqanin, duke pritur me dashamirësi klientët.