Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur dhe 12 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga koronavirusi, ndërsa nga 3.255 testime, 12 kanë rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 118 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.215.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 132.297 raste pozitive, 2.449 të vdekur dhe 715.526 testime.