Një i burgosur i qendrës korrektuese në Dubravë ka vdekur të premten në Spitalin Rajonal të Pejës, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Siç është bërë e ditur në njoftim, i burgosuri I.B., i lindur më 1951, ishte hospitalizuar në spitalin e Pejës më 3 dhjetor, me rekomandim të mjekut të qendrës korrektuese.
Në njoftim thuhet se ai për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në stacionarin shëndetësor të qendrës korrektuese.
SHKK ka thënë se organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore, ndërsa autopsia pritet të verifikojë shkakun e vdekjes.