Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerr vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale për këtë institucion.
Sipas njoftimit, Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues do të veprojë në raste të caktuara ceremoniale.
E, drejtori Thaçi në një prononcim për KOHËN ka thënë se këto raste janë ceremonitë e varrimit të anëtarëve të stafit të Shërbimit Korrektues dhe përvjetorët.
“Nuk do të ketë staf shtesë, anëtarët e tashëm do ta kenë si punë sekondare”, ka thënë Thaçi.
Garda ceremoniale do të themelohet në bazë të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Pezullohet zyrtari korrektues që dyshohet se shtiu me armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës
-
Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës
-
Diplomojnë 45 zyrtare korrektuese
-
Kryhen bastisje në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit