Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit.
Në mesin e delegacioneve të shumta që do të jenë prezente për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri do të jetë edhe kryetari i klubit më të madh serb, Partizan, Milorad Vuçeliq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, thuhet se ai do të vijë me aeroplan privat bashkë me ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë në mandatin kur FFK u pranua ne UEFA e FIFA, Tomislav Karaxhiq, transmeton KP.
Legjenda Fadil Vokrri gëzon respekt te klubi i madh serb, Partizan, ku ka kaluar një pjesë të ndritshme të karrierës.
Varrimi i Vokrrit bëhet sot (e diele) prej orës 17:00.