Inspektorati i Komunës së Podujevës e ka gjobitur me 100 euro një barnatore për mosrespektim të orarit të kujdestarisë.
Komuna ka njoftuar të mërkurën se ka pranuar ankesa nga qytetarët për barnatoren në fjalë për mosrespektim të orarit.
“Pas ankesës së palëve me datë 31.12.2023 lidhur me mosrespektimin e kujdestarisë të barnatoreve, inspektorati kujdestar ka dalë në vend dhe subjektin e lartcekur e ka hasur duke punuar dhe nuk e ka respektuar orarin e kujdestarisë”, thuhet në gjobën e shqiptuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Komunave u kufizohet numri i barnatoreve që kujdestarojnë
-
Paralajmërohet vendosja në funksion e aplikacionit për orarin e barnatoreve
-
Rikthehet orari i vjetër i barnatoreve në Prishtinë
-
Qytetarët e Prishtinës në hall me kujdestarinë e barnatoreve, blejnë në Fushë-Kosovë
-
Inspektorati shqiptoi dhjetëra gjoba ndaj barnatoreve që nuk respektuan orarin e kujdestarive