Numri i popullsisë së komunave do të përcaktojë numrin e barnatoreve që do të jenë të hapura pas orës 20:00, në secilën prej tyre.
Kjo pasi, Ministria e Shëndetësisë synon që me Udhëzim Administrativ të rregullojë orarin e punës së barnatoreve në tërë vendin, përfshirë edhe kujdestaritë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në dokumentin e finalizuar nga ky institucion, orari i rregullt i punës nga e hëna deri të shtunën do të jetë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, me mundësi vazhdimi deri në orën 20:00.
Ndërkaq, kujdestaritë gjatë këtyre ditëve do të caktohen nga ora 20:00 deri në orën 08:00, bazuar në numrin e banorëve të komunave përkatëse.
“Në komunat mbi 100 e 50 mijë banorë do të caktohen 4 barnatore kujdestare. Në komunat me mbi 100 mijë banorë do të caktohen 3 barnatore kujdestare; Në komunat mbi 50 mijë banorë do të caktohen dy barnatore kujdestare; Në komunat nën 50 mijë banorë do të caktohet një barnatore kujdestare; Në komunat nën 10 mijë banorë nuk do të caktohen barnatore kujdestare”, thuhet në dokument.
Bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë, vetëm Komuna e Prishtinës, e cila ka mbi 227 mijë banorë, do të ketë katër barnatore kujdestare. Prizreni dhe Ferizaj, me mbi 100 mijë banorë, do t’i kenë nga tri, ndërkaq Gjakova, Gjilani, Fushë-Kosova dhe Peja, me mbi 50 mijë banorë, do t’i kenë nga dy barnatore kujdestare.
Bazuar në të njëjtin numër të banorëve do të caktohen edhe kujdestaritë 24-orëshe për fundjavë, që përfshijnë periudhën nga e diela në orën 08:00 deri të hënën në të njëjtën kohë.
E barnatoret në fshatra të komunave nuk do të caktohen në kujdestari, sikurse as ato që ndodhen në Qendra tregtare, Institucione shëndetësore private dhe Aeroporte.
Ndërkaq, në afërsi të QKUK-së gjatë javës dhe fundjavës do të ketë një barnatore kujdestare.
Drafti parasheh që listën e barnatoreve kujdestare në nivel vendi e miraton AKPPM-ja, ndërkaq monitorimin e respektimit të orarit të punës dhe kujdestarive e bën Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë.
Në rast se ky orar nuk respektohet, parashihen edhe masa ndëshkuese, duke filluar nga vërejtja me shkrim deri te mbyllja.
Në Odën e Farmacistëve kanë mirëpritur rregullimin nga niveli qendror, të orarit të barnatoreve.
“Me këtë Udhëzim Administrativ tani e tutje pacientët do të kenë më lehtë qasjen në barnatore kujdestare nën prezencën e farmacistit dhe, e dyta, shërbimet do t’i marrin nga profesionisti shëndetësor”, ka thënë Astrit Haxhijaha, nënkryetar i Odës së Farmacistëve.
Disa komuna kujdestaritë e barnatoreve i kanë rregulluar me rregullore të miratuara në kuvendet komunale.
Një gjë të tillë e pati nisur edhe Prishtina tre vjet më parë, duke caktuar nga e hëna deri të shtunën, të kujdestarojnë pesë barnatore, ndërsa të dielën dhe gjatë festave 10 sosh. Por atë kohë, u patën shprehur shumë pakënaqësi nga qytetarët dhe vetë përfaqësuesit e barnatoreve.