Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që sa më shpejt ta emërojë anëtarin e fundit të KQZ-së të propozuar nga AAK-ja.
Ai e quan të pakuptueshme që Thaçi ende nuk emëruar anëtarin nga radhët e partisë së tij.
“Ka kohë që Aleanca e ka dërguar kandidatin e vet për KQZ dhe kjo nuk ka ndodhur. Ai ditë më parë e emëroi kandidatin nga radhët e PDK-së, por nuk veproi njëjtë me kandidatin e AAK-së”, shkruan ai.
Nitaj thotë se presidenti duhet të veprojë sepse zgjedhjet janë në prag.
Lexo edhe: Presidenca nuk jep datë të zyrtarizimit të anëtarit të fundit në KQZ
Artikuj të ngjashëm
-
AAK-ja, thirrje presidentit që ta emërojë anëtarin e tyre në KQZ
-
KQZ-ja ende me përbërje të vjetër edhe pas skadimit të afatit për emërimet e reja
-
Kontestimi i emrave nga presidentja mund ta zvarrisë plotësimin e KQZ-së brenda afateve ligjore
-
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së
-
AAK-ja kërkon që Haradinaj të jetë kandidat për president