Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me iniciativën e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë për të ndaluar punimet në rrugën Deçan – Plavë.
Kjo parti madje ka dënuar, siç thotë, “çdo tentim për ndaljen e punimeve” në këtë rrugë.
Nisma vlerëson se “propagandat e Igumenit të manastirit të Deçanit Sava Janjiq, në lidhje me asfaltimin e rrugës Deçan - Plavë, janë të papranueshme dhe anti-demokratike”.
“Kërkojmë nga faktori vendor dhe ndërkombëtar që të mos bien pre e lojnave të personelit të manastirit të Deçanit. Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon që të rifillojnë punimet në segmentin e rrugës Deçan - Plavë dhe fton palët që të japin kontributin e tyre, që kjo rrugë të ndërtohet në një afat sa me optimal. Ne kërkojmë që të ndalet trysnia e personelit të manastirit të Deçanit, dhe duhet të e kuptojë realitetin e ri në Kosovë dhe assesi të mos shndërrohet në element politik të Beogradit”, thuhet në reagim, raporton Koha.net.
Dega e Nismës në Deçan kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa me parë të procedojë dhe që pronat e ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” t’i shpallin asete kombëtare dhe “assesi të mos lejojë që këto prona të kalojnë në pronësinë e manastirit të Deçanit, prona këto që po tentohen të i bartën në pronësi manastirit të Deçanit duke u thirrur në vendimet e kohës së Millosheviqit të periudhës 1990-1999”.
-
Kërkohet që Komuna e Deçanit mos të dorëzohet karshi Manastirit
-
VV: Manastiri i Deçanit s’ka asnjë të drejtë të përzihet në çështjen e rrugës Deçan – Plavë
-
Igumeni Sava Janjiq preferon që rruga Deçan-Plavë të kalojë nëpër luginë të Lloçanit
-
Ramosaj u dërgon letër institucioneve, kërkon zgjidhje për rrugën Deçan - Plavë
-
Historianët e Deçanit kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë