Mitrovicë, 15 korrik - Nisma Qytetare 'Serbi Demokraci Drejtësi' ka rikujtuar sot se kanë kaluar 18 muaj nga vrasja e liderit të saj, Oliver Ivanoviqit, ndërsa vrasësi i tij ende nuk është gjetur, transmeton Koha.net.
"Ia rikujtojmë organeve hetuese të Prishtinës e të Beogradit se duhet të zbulohet vrasësi i Oliverit dhe ai të procedohet", thekson NQ SDP.
"Nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kërkojmë që në përputhje me mandatin e tyre të bëjë presion në institucionet që janë të ngarkuara për të vendosur sundimin e të drejtës dhe të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët", theksohet në komunikatën e saj.
Në komunikatë po ashtu theksohet se muajt e kaluar kanë kaluar midis përplasjeve politike të autoriteteve të Prishtinës e të Beogradit.
"Prishtina pohon se ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për arrestimin e personave të dyshimtë, ndërsa institucionet në Beograd po ashtu fajësojnë persona të caktuar pa ndonjë fakt të qartë e as sqarime. Në Beograd po ashtu është mbajtur mbledhja e strukturave të sigurisë por në opinion nuk ka dalë asnjë hollësi nga ai takim në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit", rikujton NQ SDP.
-
Pesë vjet nga vrasja e Ivanoviqit, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit
-
Katër vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit
-
Shtyhet seanca për rastin e Oliver Ivanoviqit
-
Dy vjet nga vrasja e Ivanoviqit, Rakiq kërkon që në hetim të përfshihen edhe ndërkombëtarët
-
Në veri të Mitrovicës shënohet dyvjetori i vrasjes së Ivanoviqit