Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma akuzon për papërgjegjësi qeverinë në Prizren

Me një kumtesë për medie, Nisma e Prizrenit e ka akuzuar për papërgjegjësi qeverisjen në Prizren, transmeton Koha.net.

Nisma në kumtesë ka thënë se Punimet e nisura para shtatë muajve dhe akoma të papërfunduara, e bëjnë të padurueshme jetën dhe zhvillimin e biznesit në Tabakhane të Prizrenit përkatësisht në sheshin “Alija Izetbegoviq”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria e të dënuarit për krim dhe korrupsion, Ramadan Muja, thotë në vazhdim kumtesa, në mungesë të vizionit dhe në kuadër të projekteve mashtruese për shkak të fushatës elektorale, ka hapur punime në infrastrukturen e qytetit në shumë rrugë dhe rrugica, ku përpos që po vështirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e bizneseve në ato pjesë, me stërzgjatjen e punimeve, po e rrezikojnë edhe shendetin e qytetareve nga pluhuri, siç është rasti në lagjen “Tabkhane”.

Në fund kumtesa thotë se qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve vijnë në selinë e Nismës në Prizren, për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me punimet e stërzgjatura nga drejtoria e shërbimeve publike në Prizren, e cila nuk i merr parasysh kërkesat e qytetarëve dhe punimet i kryejnë në sezonin kur pritet të raritetet puna në bizneset e tyre, siç është edhe në rrugë “Vatra shqiptare” në sheshin “Shadervan”.