Nisja e hetimeve për rritjen e çmimit të barnave ka ndikuar që në tenderët e rinj, kompanitë të cilat më parë kishin shitur barna me rritje prej 2000 për qind, tash të aplikojnë me çmime nën vlerën e tregut.
Kështu ka bërë të ditur në Express Intervistën në KTV, gazetarja e Kohës Ditore, Saranda Ramaj, që ka shtuar se hetimet megjithatë s’janë shumë shpresëdhënëse.
“Prokuroria ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet me tekstet e bazuara të vitit 2015, por ka mungesë të profesionalizmit që nuk i kuptojnë çështjet e prokurimit për blerjen e barnave. Vetë e pranojnë, dhe sa është shpresëdhënëse, është pak frikësuese sepse prokurorët amnistojnë krim shumë të madh dhe shumëmilionësh. Tjetër çështje e rëndësishme është se në tenderë tash kompanitë e kanë ulur çmimin dhe kanë rënë nën çmimin real. Ka qenë preventivë që të mos lejohet shkeljet në të ardhmen”, ka thënë ajo.
Ramaj e ka cilësuar si kaotike situatën e furnizimit me barna nëpër spitale, sidomos furnizimin me citostatikë.
Ajo ka komentuar edhe nënshkrimin e kontratës mes Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e pagesës për kujdestaritë e mjekëve specialistë.
“Kam frikë se kjo që lidhet me kujdestaritë, nuk do t’i shtyjë më mjekët për grevë dhe kam frikë se sindikata i ka bërë të madhe kërcënimet që të përfitojë nga rritja”, ka thënë ajo duke shtuar se rritja aktualisht s’ka qenë e pritshme duke e ditur se së shpejti pritet të votohet për Ligjin për Paga.
-
Ramaj: Ka pasur marrëveshje mes kompanive për rritjen e çmimit të barnave
-
Ramaj: Nuk është e qartë se kush kujt i jep llogari në sistemin publik shëndetësor
-
Ministria e Shëndetësisë rishikon çmimin e produkteve medicinale
-
Ramaj: Ka neglizhencë në procedurat e prokurimit për barnat në SHSKUK
-
Unifikimi i çmimit të barnave, peng i mashtrimit