Sot kanë nisur punimet për rrugën qarkore Gjakovë-Prizren, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë tetë milionë euro.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili njoftoi se pos kësaj rruge qarkore, do ta financojnë edhe auto-rrugën Gjakovë-Dollc në vlerë prej 57 milionë eurosh, tranmseton KosovaPress.
Kurse, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajm lidhur me rrugën qarkore “Gjakovë-Prizren”, tha se këtë vit kanë ndarë dy milionë euro, kurse, vitin tjetër do të shtojnë edhe gjashtë milionë euro të tjera.
Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ndër të tjerash njoftoi se në kuadër të kësaj qarkoreje, së shpejti do të nisë realizimi i rrugës për Klinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë milionë euro për qarkoren rrugore në Gjakovë
-
Nisin punimet në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë
-
Qeveria ndan 6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë
-
Gjini i pakënaqur me buxhetin për Gjakovën, thotë se shumë projekte nuk do të përfundojnë