Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin hetimet për qasjen e “Al Petrolit” në autostrada

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për KTV-në se janë duke u zhvilluar hetime fillestare policore për rastin e dhënies së lejes për qasje në autostradë të kompanisë Al Petrol në dy autostradat Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi në Çagllavicë.

Ministria Infrastrukturës që drejtohet nga Lutfi Zharku fillimisht i kishe dhënë leje kësaj kompanie, por më pas e kishte revokuar vendimin.

“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur është në fazën e veprimeve fillestare policore(hetime preliminare)” , ka thënë Prokuroria në përgjigjen për KTV-në për këtë rast.

Ndërkohë të enjten ministri Lutfi Zharku ka thënë se ai nuk është subjekt hetimi nga Prokuroria e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm