Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj e pranon se po hetohet rasti i ekzaminerëve, konfirmon testimin e shoferëve

21:01 - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pranuar se rasti i ekzaminerëve që dyshohet se janë pranuar ilegalisht në vendin e punës, po hetohet nga policia e Kosovës.

Në Puls të KTV-së, Lekaj ka thënë se nuk është intervistuar, por ka informata se ka hetime për këtë rast.

Ka shtuar se nuk është pranuar asnjë ekzaminer pa kritere, por kushdo që ka bërë shkelje, do të përballet me drejtësinë.

Ai ka pranuar po ashtu se do të ketë testim specifik për kandidatët që posedojnë patentë shoferë.

“Çdo shtet evropian bën testimin, sepse është kriter evropian. Ne duhet të bëjmë udhëzim administrativ që shkon në sigurinë e qytetarëve tanë. Ligjet thonë se nuk guxon të ketë monopol, atëherë s’mund të ketë”, ka thënë ai duke shtuar se kjo masë vjen pas numrit të madh të aksidenteve.

Edhe Lekaj: U dhanë 53 milionët për ta ruajtur buxhetin LAJMET E MBRËMJES Lekaj: U dhanë 53 milionët për ta ruajtur buxhetin

Qeveria e ka lënë për qershorin e vitit të ardhshëm t’ia japë “Bechtel & Enka-s” 53 milionët

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur në Puls të KTV-së, rreth punimeve në rrugët e Kosovës.

Lekaj ka thënë se sa i përket autostradës “Arbën Xhaferi”, do të përfundojë së ndërtuari në dhjetor të këtij viti.

“Do të jetë rruga me standardet më të mira në rajon. Ura 6 kilometërshe, tejet piktoreske, do të jetë atraktive për turizëm”, ka thënë Lekaj, përcjell Koha.net. Lekaj ka thënë se nëse Bechtel & Enka nuk kryen punimet sipas planit, e presin penalltitë.

Lekaj ka folur edhe njëherë për 53 milionë eurot të cilat nuk i janë dhënë ende kompanisë turko-amerikane.

“Ne e kemi zbritur për 10 milionë duke kursyer buxhetin e Kosovës. Por ajo që duhet të them është se më ka ardhur shumë keq që na është dashur të ballafaqohemi me këtë situatë kur kontrata nuk është zbatuar për 22 muaj. E kuptojë shqetësimin e qytetarëve, sepse me ato para ne do të mund të bënim edhe shumë rrugë të tjera apo shumë shkolla, por kjo ka qenë situatë me të cilën ne jemi ballafaquar”, ka thënë Lekaj.

Edhe Lekaj për 53 milionët: Kam vepruar që mos ta çojë Kosovën në Arbitrazh Arbëri Lekaj për 53 milionët: Kam vepruar që mos ta çojë Kosovën në Arbitrazh

Qeveria ia ka ende borxh “Bechtelit..” paratë.

“Nuk janë paguar, kemi kërkuar mirëkuptimin që ta paguajmë në qershorin e vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

Kur ka folur për rrugën Prishtinë – Mitrovicë, Lekaj ka pranuar se ajo është stërzgjatur.

“Projekti është stërzgjatur, për tri vjet. Janë 60 milionë euro fondacion arab, 12 milionët e para kemi angazhuar për lotin e parë, shumë shpejt hapim edhe tenderin për lotin e dytë. Qytetarëve të Mitrovicës duhet kërkuar falje për vonesat, por ju garantojë se nuk do të ketë stërzgjatje të këtij projekti”, ka thënë Lekaj.


Lekaj: Jam i vendosur të pastroj nga uzurpimet brezin rrugor të magjistraleve

Pal Lekaj ka folur për uzurpimet e shumta përgjatë brezit rrugor të magjistraleve në Kosovë.

Edhe Nis seanca për 53-milionëshin Arbëri Nis seanca për 53-milionëshin

“Ka uzurpime të shumta në brezin rrugor, askush nuk është marrë me ta që nga paslufta. Ne kemi bërë regjistrin dhe jemi në rrugë të mbarë që 20 metra larg rrugës të jetë në emër të pronarit, Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë Lekaj në Puls të KTV-së.

“Është proces goxha i vështirë, por unë jam i vendosur që të pastrohet një herë e mirë dhe të mos ketë më telashe të tilla”, ka thënë më tej ai.