Tiranë, 28 maj – Teknikët e Forcave Ajrore kanë nisur trajnimin në kuadër të marrjes së helikopterëve të rinj “Black Hawk”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, “teknikët e Forcës Ajrore nisën trajnimin nga kolegët e tyre amerikanë për helikopterët e rinj “Black Hawk”.
“Pas tyre radhën e kanë pilotët dhe së bashku do të jenë plotësisht operacionale sa i përket operacioneve të kërkim – shpëtimit, stërvitjeve, transportit, por edhe mirëmbajtjes së tyre”, bën të ditur ministrja Xhaçka.
Më 21 prill në vendin tonë mbërritën 3 helikopterë “Black Hawk Uh-60”.
Pak ditë para 21 prillit ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku veç takimit me Sekretarin e Mbrojtjes në Detyrë Patric Shanahan, u kthye që andej bashkë tre helikopterë “Black Hawk Uh-60”.
Modeli Uh-60, ka nisur të prodhohet për herë të parë në vitin 1974 dhe 5 vite më vonë, ka nisur të përdoret, fillimisht nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara e më pas disa shtete kanë marr në flotat e tyre këtë model helikopteri. Me 3 helikopterët e rinj Black Hawk, shkon në 30 numri i mjeteve të fluturimit në dispozicion të ushtrisë shqiptare/ATSH.
-
Shqipëria merr helikopterët e famshëm “Blackhawk” nga SHBA-ja
-
Finalizohet marrëveshja me SHBA-në për helikopterët “Black Hawk”
-
Maqedonci nga SHBA-ja: Do të kemi helikopterë “Black Hawk”
-
Mobilizohet Kroacia, blen helikopterë ushtarakë nga SHBA-ja
-
Shqipëria do të pajisjet me dy helikopterë amerikanë “Blackhawk”