Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka finalizuar marrëveshjen me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për marrjen e disa helikopterëve “Black Hawk” që do të shërbejnë për Forcën Ajrore Shqiptare.
Gjatë qëndrimit në SHBA, ministrja Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të New Jerseyt në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale. Ministrja e Mbrojtjes e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.
“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh Xhaçka.
Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të New Jerseyt, e cila do të kujdeset gjithashtu edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.
Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare është një program i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i menaxhuar nga Garda Kombëtare që lidh Shtetet e Bashkuara me vendet partnere me qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë./tvklan.al
-
Shqipëria merr helikopterët e famshëm “Blackhawk” nga SHBA-ja
-
Nis trajnimi i teknikëve të Forcave Ajrore shqiptare për helikopterët “Black Hawk”
-
Ministrja e Xhaçka në Pentagon, helikopterë “Black Hawk” për Shqipërinë
-
Maqedonci nga SHBA-ja: Do të kemi helikopterë “Black Hawk”
-
Mobilizohet Kroacia, blen helikopterë ushtarakë nga SHBA-ja