Ka nisur të enjten shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat, sipas vendimit të Qeverisë për të ndarë nga 100 euro për të gjithë punëtorët, studentët dhe pensionistët në vend.
Sektori publik dhe pensionistët e skemat sociale i patën marrë shtesat muajin e shkuar. Të enjten, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuarit të sektorit privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi”, ka shkruar ai në Facebook.
Te sektori privat, të drejtë përfitimi nga 100 euro kanë pasur të gjithë punëtorët që kanë pagë më të ulët se 1000 euro.
Afati për aplikim për studentët ende është i hapur.